Celebrities Film & Tv Showbiz

Pse Quentin Tarantino ka vendosur që të mos i japë asnjë qindarkë nënës së tij?!

Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur Quentin Tarantino, kur ishte ende një fëmijë u zotua që të mos i jepte të ëmës asnjë qindarkë pasi të bëhej i suksesshëm, sepse dyshohet se ajo e ka dekurajuar karrierën e tij. Në një intervistë me Brian Koppelman, Tarantino u shpreh se nisi të shkruante skenarë që në shkollë fillore, por futej në telashe me mësuesit, të cilët e shihnin shkrimin si një akt rebelimi për të mos u marrë me detyrat e shkollës.

Regjisori i famshëm mendohet se e shkroi skenarin e parë të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç. Gjatë intervistës, ai rrëfeu se kishte probleme me notat në shkollë dhe kishte një marrëdhënie jo të mirë më të ëmën për shkak të mësimeve. Tarantino kujtoi:

Njëherë po më bërtiste dhe pastaj më tha: “Oh, meqë ra fjala, kjo ‘karriera e vogël e shkrimit’…kjo ‘karriera e shkrimit’ që po merresh? Ky budallallëk ka marrë fund.” Dhe kur ma tha në mënyrë sarkastike, mendova: “Mirë, zonjë. Kur të bëhem një skenarist i suksesshëm, ti nuk do të marrësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të kesh shtëpi. Nuk do të kesh pushime. Nuk do të ketë Elvis Cadillac për mamin. Nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti the këtë gjë.”

I pyetur nëse i është përmbajtur zotimit, ai tha:

E kam ndihmuar me një bllokim të shërbimit të të ardhurave të brendshme. Por jo shtëpi. Asnjë Cadillac, asnjë shtëpi.

Regjisori tha se nëna e tij është ende gjallë, por shtoi se e ka marrë vendimin për të mos e ndihmuar financiarisht shumë vite më parë sepse sipas tij ka pasoja për fjalët që përdor me fëmijën dhe kuptimin që ka për ta. Nëna e tij, Connie, thuhet se ishte 16 vjeçe kur lindi Quentin. Sot, Taranino ka fituar çmimet më prestigjioze të kinemasë, përfshirë këtu “Oscars”, “Bafta”, “Golden Globes”, “Palme d’Or” si dhe është nominuar për “Emmy” dhe “Grammy”.