Celebrities Gossip Showbiz

E kanë ngacmuar në sy të Shkëlzenit, Armina na tregon reagimin e partnerit të saj!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre. Mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi një situatë shumë të sikletshme dhe tensionuese mes saj dhe partnerit të saj.

Teksa në studio po flitej për atë çfarë bëri Will Smith në Oscars që nuk ka të madh e të vogël që nuk e di, duke grushtuar dikë për bashkëshorten e tij. E Armina ka treguar se një situatë e përafërt i ka ndodhur dhe asaj, ku dikush e ka ngacmuar në sy të Shkëlzenit dhe ky i fundit ka tentuar ta godasë, por në fund është përmbajtur.

Blogerja gjithashtu u shpreh se nuk i pëlqen dhuna dhe nuk do të donte të kishte një partner të dhunshëm.

Pak ditë më parë, po në emisionin ku bashkëprezanton ‘Goca dhe Gra’, Armina iu rikthye edhe njëherë fillieve të lidhjes së saj.

Armina u shpreh për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo tha se është ndjerë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.