Celebrities Gossip Showbiz

Publikohet një video e reagimit të Jada gjatë incidentit të Smith dhe Rock!

Disa pamje të papara më parë të Will Smith duke goditur Chris Rock në Oscar tregojnë reagimin e Jada Pinkett Smith. 53-vjeçari u ngjit në skenë gjatë ceremonisë së çmimeve të mbushur me yje të dielën dhe sulmoi komedianin Chris pasi bëri një shaka për kokën e rruar të Jadës.

Ndërkohë që pamjet e incidentit tronditës janë parë miliona herë në rrjetet sociale, një klip i ri është postuar në Twitter, që tregon reagimin befasues të Jadës për herë të parë. Videoja është marrë nga një vend i panjohur pas tryezës së rreshtit të parë të Will dhe Jada, dhe fillon kur Will u kthye nga skena pas gjestit të dhunshëm.

Ndërsa pjesa tjetër e audiencës ka mbetur e shtangur në heshtje pas shpërthimit të zemëruar të yllit, aktorja e “The Matrix” mund të shihet duke qeshur. Ajo duket se përkulet përpara dhe qesh ndërsa situata tensionohet. Jada vazhdoi ta shikonte komedianin ndërsa bashkëshorti Will u ul përsëri në vendin e tij dhe qeshi për herë të dytë.

Nuk dihet se kush e ka kapur pamjen e reagimit të Jada-s, apo kush e ka shpërndarë më pas klipin në rrjetet sociale. Gjatë fjalimit të tij të pranimit të çmimit pasi fitoi për aktorin më të mirë në Oscar, Will u kërkoi falje kolegëve të tij të nominuar dhe Akademisë ndërsa doli në skenë vetëm disa minuta pasi sulmoi Chris.