Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, publikoi së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në botë. Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg, me të cilin 33-vjeçarja ka bashkëpunuar në një këngë të re të titulluan “Satellite”.
Kënga e cila është ritmike e zhanreve R&B dhe hip-hop, është publikuar tashmë në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës. Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar “Bebe”. Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Seasons” me Dolly Parton.
Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Ndërkaq, Rexha ka paralajmëruar se më 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, me titull “Bebe”.