Health & Beauty

Qëndrimi në këtë pozicion shton rrezikun për të krijuar celulit!

Celuliti ‘sulmon’ 90% të popullatës së grave, por efekti i lëvores së portokallit mund ta shmangë këtë. Ekspertja Celia Monto ka treguar që kryqëzimi i këmbëve çon në shfaqjen e celulitit. Ndërkaq, ajo nënvizon se:

Celuliti më i madh shfaqet për shkak të qëndrimit të ujit në trup. Mirëpo, ulja me këmbë të kryqëzuara gjithashtu është gabim, sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe të lëngjeve limfatike përreth këmbëve tona.

Problemi edhe më i madh është nëse jeni adhuruese e pantallonave dhe fundeve të ngushta. Rrobat e tilla zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në këmbë, prandaj edhe rreziku nga celuliti shtohet. Kryqëzimi i këmbëve përshpejton shfaqjen e celulitit. Kjo çon deri në shtimin e dukjes së celulitit në këmbë, në përhapjen e tij nëpër sipërfaqe dhe shkakton probleme dhe më vonë në jetë.

Kur i kryqëzoni këmbët, ju shtoni presionin në ligamentet tuaja dhe në enët e gjakut, pra pasojë është qarkullimi i dobët i gjakut. Zgjidhja natyrale është shmangia e rrobave të ngushta dhe hidratimi i mirë. Ekspertja rekomandon ecjen në bar 30 minuta në ditë dhe shmangien e ushqimeve të yndyrshme.

Ndërkaq, gratë dhe burrat janë të ndryshëm në shpërndarjen e yndyrës në trup. Bazuar në këtë të fundit, burrat nuk e njohin problemin e bezdisshëm të celulitit në sajë të disa dallimeve fiziologjike në lidhje me gratë. Tek gratë, shtresat e yndyrës priren të zhvillohen në sipërfaqe, në drejtim të lëkurës dhe kështu çdo “akumulim” është menjëherë i dukshëm.