Botë e Çuditshme Lifestyle

Qenushi juaj mund t’ju ndihmojë në detyrat e shtëpisë?! Ja se çfarë thotë studimi i ri!

Nëse mendoni se mund ta mashtroni qenin tuaj që të pranojë një lodër në vend të dy lodrave, e keni shumë gabim! Sipas një studimi të bërë së fundmi, me këtë gjest ju nuk jeni duke e mashtruar qenin tuaj, sepse ai e di saktësisht se çfarë jeni duke bërë.

Pra siç e kuptuat, edhe qentë dinë të bëjnë matematikë. Siç ka shpjeguar dhe Susan Milius në një artikull për revistën “Science News”, hulumtimet sugjerojnë se qentë e kuptojnë konceptin e mbledhjes dhe zbritjes.

Studimet tregojnë se qentë e përdorin zonën sipërfaqësore për të kuptuar nëse diçka është më pak apo më shumë, në vend që të kenë një kuptim aktual të numrave. Thënë më shkurt, qentë janë të mençur dhe mund të bëjnë matematikë. Ata e kuptojnë kur i ofroni diçka më shumë apo më pak, dhe vështirë se mund t’i mashtroni.

Kalimi i një dite në plazh me qenin tuaj mund të jetë një përvojë e paharrueshme. Por mund të jetë gjithashtu stresuese nëse neglizhoni disa këshilla. Pra, këtu janë gabimet që duhen shmangur.

Kujdes se ku e çoni! Nëse shkoni për pushime me qenin tuaj, ka gabime që duhen shmangur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që ta sillni mikun tuaj me 4 putra në vende të përshtatshme, plazhe qensh dhe plazhe të lira. Ja se çfarë nuk duhet të bëni…

Rikujtojmë se, një markë veshjesh japoneze ka menduar që të krijojë një freskuese të vogël që mund të vishet nga qentë e macet, në mënyrë që të mos e ndjejnë vapën e madhe të verës. Pajisja është e vogël, e lehtë, funksionon me bateri dhe është e lidhur me një veshje të posaçme.