Celebrities Gossip Showbiz

Ra në depresion teksa po bënte xhirimet e një filmi, rrëfehet aktori Matt Damon!

Aktori i njohur Matt Damon foli hapur për kohën kur ai përjetoi të qenit në një gjendje depresive ndërsa ishte në mes të realizimit të një prej filmave të tij. Aktori ia atribuoi depresionin e tij faktit që filmi ishte një ‘përpjekje e humbur’. Edhe pse nuk e përmendi filmin Matt tha në një intervistë të fundit me “Jake’s Takes” se kishte një moment kur ai arriti në përfundimin se mund të mos ishte ajo që kishit shpresuar se do të ishte.

Mbaj mend që gruaja ime më tërhoqi sepse unë rashë në depresion. Unë jam aktor profesionist dhe çfarë do të thotë të jesh aktor profesionist është të shkosh dhe të xhirosh 15 orë në ditë dhe të japësh absolutisht gjithçka edhe në atë që ju e dini se do të jetë një përpjekje e humbur. Nëse mund ta bësh këtë me qëndrimin më të mirë të mundshëm, atëherë je një profesionist.

Damon dhe bashkëshortja Luciana Barroso u takuan ndërsa ai po xhironte “Stuck on You” dhe ajo po punonte në një lokal në Miami në vitin 2004. Ata shijuan lidhjen për rreth dy vjet përpara se të fejoheshin. Çifti u martua në një ceremoni private në Manhattan më 9 dhjetor 2005. Nuk kaloi shumë kohë dhe çifti vendosi të zgjerojë familjen e tyre duke u bërë prindër të 3 vajzave. Barroso ka gjithashtu një vajzë të quajtur Alexia, 24-vjeçe, nga një lidhje e mëparshme.

Rikujtojmë se Damon e quajti refuzimin e një roli kyç në filmin “Avatar” të vitit 2009 si ‘budallallëku më i madh që një aktor ka bërë ndonjëherë në historinë e aktrimit’. 52-vjeçari, duke folur me Entertainment Tonight teksa është përfshirë një fushatë të re promovuese të Stella Artois me Zoe Saldana të “Avatar”-it, u pendua për vendimin e tij duke refuzuar pjesëmarrjen në filmin që theu rekorde.