Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se se qeveria ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca. Rama bën të ditur se kjo ngarkesë nuk ka lidhje me marrëveshjet e tjera të deritanishme, por është bërë jashtë yre.
… kjo ngarkesë nuk ka lidhje me marrëveshjet e tjera të deritanishme, por është bërë jashtë yre.
Ndëkohë sot në ditën e katërt të vaksinimit masiv kundër koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë dha të tjera detaje mbi ecurinë e procesit. Ogerta Manastirliu bëri të ditur se deri më 19 prill, priten 20 mijë doza të vaksinës së kompanive “Pfizer-BioNTech”.
Prej kësaj sasie, 7 mijë të parat do të mbërrijnë në javën e parë të prillit. Po ashtu, sipas kalendarit të lëvrimit në plan janë dhe vaksinat kineze “Sinovac”. Prej 11 janarit, në vendin tonë janë kryer mbi 120 mijë vaksinime kundër COVID-it.