Food & Drink

Restoranti ofron hamburger falas për një vit, por… nëse bëni tatuazhe

Një zinxhir restorantesh me bazë në Kaliforni po u ofron klientëve hamburgera falas për një vit por kjo vetëm me një kusht. Nëse doni të ushqeheni pa pagesë për 365 ditë të vitit, atëherë nuk duhet të nguroni të bëni tatuazhe hamburgerin që mban emrin e restorantit.

Restoranti “Farmer Boys” njoftoi partneritetin me studion e tatuazheve “The Honour Society” e stacionuar në West Hollywood.

Klientët që bëjnë tatuazhe do të marrin hamburgerë falas për një vit nga vendet e Farmer Boys.

Farmer Boys tha se promovimi feston 40 vjetorin e zinxhirit.

Klientët mund të regjistrohen për takime tatuazhesh në faqen e internetit të restorantit.

Për të parë çfarë ofron Farmer Boys  klikoni këtu.