Celebrities Gossip Showbiz

Ricky Martin fiton çështjen gjyqësore kundër nipit të tij!

Këngëtari i njohur Ricky Martin ka fituar çështjen kundër nipit të tij Denis Jadiel Sanchez, i cili e akuzoi atë për incest dhe abuzim. Sanchez hodhi poshtë përfundimisht akuzën ndaj Martin, ndonëse më parë pranoi se ata kishin qenë në një marrëdhënie seksuale prej disa muajsh. Një gjykatës në Porto Riko hoqi gjithashtu një masë ndalimi të përkohshëm, që iu vendos Ricky Martin një javë më parë, sipas “TMZ”. Ekipi ligjor i vetë këngëtarit u shpreh se:

Siç edhe parashikuam, masa e ndalimit të përkohshëm nuk u zgjat nga gjykata. Prokurori konfirmoi në gjykatë se vendimi për tërheqjen e akuzave ishte vetëm i tij, pa ndikim apo presion nga jashtë.

Më pas këngëtari ka postuar një mesazh në Instagram se “e vërteta fiton” në fund.

Denis Jadiel Sanchez është djali i gjysmëmotrës së Ricky-t, Vanessa Martin. Vëllai i tij, Eric Martin, që atëherë e ka identifikuar viktimën e supozuar si nipin e këngëtarit, Dennis Yadiel Sanchez, raportoi gazeta spanjolle ‘Marca’. Martin u akuzua se ka “ushtruar sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre 7-mujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë. Një përfaqësues i këngëtarit, i quajti më parë akuzat e abuzimit plotësisht të rreme dhe të fabrikuara në një deklaratë të dhënë për “People” në fillim të këtij muaji.

Rikujtojmë se, ndaj këngëtarit të njohur, Ricky Martin është ngritur një padi me një vlerë prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Ajo ka punuar me Martin nga viti 2014 deri në 2018-ën dhe më pas përsëri nga 2020 në vitin 2022. Drucker po padit artistin e muzikës latine për komisione të papaguara, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të mërkurën në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit që përmend akuza që mund t’i japin për fund karrierës së Martin, sipas New York Post.