Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora dhe marrëdhënia e veçantë e saj me vajzat e bashkëshortit Taika Waititi!

Së fundmi ylli i muzikës pop Rita Ora ka folur për marrëdhenien e veçantë që ka me dy vajzat e burrit të saj Taika Waititi. Këngëtarja prej disa muajsh është martuar me regjisorin e njohur. Taika ka dy vajza të moshës 11 dhe 7-vjeçe nga marrëdhenia e tij e kaluar me Chelsea Winstanley. Rita donte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj duke shprehur per revistën Glamour se:

Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam, e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekte. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin përmes Zoom.

Edhe propozimi për martesë ishte gjithashtu shumë privat. Ria vijoi duke thënë se

Epo, sinqerisht, nuk kishte asnjë propozim në gju. Ishte më shumë si, ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë’. Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë dhe të veçantë atë ditë. Të gjithë janë të ndryshëm. Doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë.

Në fillim të këtij viti, Rita pranoi se kishte menduar gjatë dhe shumë për të marrë mbiemrin e Taikas, por në fund po prirej të mbante mbiemrin e vet.

Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë emër. Nuk e di… nuk e kam vendosur ende.

Rikujtojmë, se së fundmi Rita ka shprehur publikisht mbështetjen për Erion Veliajn në garën e vendoreve të 14 Majit për Tiranën ndërsa kryebashkiaku synon një tjetër mandat në krye të bashkisë më të madhe në vend e garon përballë pesë emrave, mes tyre Roland Bejko nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Belind Këlliçi nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.