Aktualitet

Rita Ora mbështetje Erion Veliajt më 14 Maj: Kemi nevojë për energjinë tënde!

Këngëtarja me origjinë shqiptare e me famë botërore, Rita Ora, publikisht shpreh mbështetje për Erion Veliajn në garën e vendoreve të 14 Majit për Tiranën ndërsa kryebashkiaku synon një tjetër mandat në krye të bashkisë më të madhe në vend e garon përballë pesë emrave, mes tyre Roland Bejko nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Belind Këlliçi nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Përshëndetje Erion! Rita Ora jam! Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund e paç fat në të ardhmen!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Kryebashkiaku Veliaj i vuri në dukje se e çmon shumë për mbështetjen. Shtatorin e kaluar, Rita Ora u bë pjesë e një koncerti të madh falas në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ndërsa u prit nga Veliaj, i cili e falënderoi për shembullin pozitiv që u jep të rinjve e të rejave shqiptare. Veliaj theksoi se “Rita është shembulli si përmes punës dhe sakrificës arrihen gjërat e mëdha në jetë”.

Duhet ta pranojmë se kombi ynë është një komb i vogël, i ndarë në disa shtete, por pyetja është: Si mundet një komb i vogël të japë një mesazh të madh? Këtë mund ta bëjmë me shembuj pozitivë, ndaj jam shumë i lumtur që Rita Ora është një shembull që na bën shumë krenar, që frymëzon vajza të vogla, djem të vegjël, se gjërat arrihen me punë, me shumë sakrificë.

Më herët në kohë, në qershor të vitit 2018, kreu i Bashkisë Tiranë i dhuroi Rita Orës, Çelësin e Qytetit në shenjë mirënjohjeje. Veliaj shprehej:

Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar Çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë.