Gossip Showbiz Sport

Rita Ora i uron fitoren Anglisë duke pozuar nudo!

Të gjithë jemi në pritje të ndeshjes së madhe mbrëmjen e sotme, ku luan Italia kundër Anglisë. Dhe për këtë të fundit nuk kanë reshtur urimet për një fitore të zjarrtë dhe të shpejtë.
Pas princit William dhe kryeministrit Johnson, një urim tjetër ka shkuar për Anglinë nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet e zhveshur dhe në duar mban një fanellë të skuadrës së Anglisë, me të cilën mbulon pjesën e sipërme të trupit. Një mbështetje e tillë kë nuk do të motivonte pasi ajo dukej shumë sensuale dhe provokuese.
Krah fotos ajo shkruan “Po vjen në shtëpi, P.s gjeta një buqetë me lule dhe e vendosa për foton e dytë. Shumë fat”.
Gjithashtu, ajo publikoi një InstaStory ku shfaqej duke u grimuar dhe me anë të ‘photoshop’ kishte pikturuar në fytyrën e saj flamurin e Anglisë.

Sigurisht që artistja do të mbështesë këtë skuadër pasi ajo është rritur në Angli.
Tifo në një mënyrë të tillë, nuk ka bërë vetëm Rita por në gjysmëfinale edhe ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, po me origjinë shqiptare, ka postuar foto të shumta në mbështetje të skuadrës së saj të zemrës.

Si dhe kujtojmë që futbollistët e Anglisë janë shprehur së fundmi se nëse e rrëmbejnë fitoren, ai çmim do të dhurohet në shoqata bamirësie.