Celebrities Gossip Showbiz

Romanticiteti në kulm, Almeda e përkëdhel Tolgahan me këtë nofkë!

Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysman, jetojnë prej vitesh tashmë në Turqi, aty ku ka takuar dhe partnerin e saj si dhe ka krijuar familjen e bukur.

Ata janë bërë prindër për herë të dytë në qershor të vitit 2020, ku në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e quajtën Alina. Edhe pse jetojnë në një vend shumë të bukur, modelja e njohur vjen shumë shpesh në Shqipëri dhe nuk e harron kurrë gjuhën e saj të parë duke thërritur dhe bashkëshortin e saj me një nofkë që në fakt është shumë e përdorur te çiftet dhe ka një kuptim shumë romantik, ‘arush’.

Kështu në fakt, Tolgahan e thërrasin dhe mamaja e motra e tij.

@butterfliesmoments

Arusha e Almedes 😂✨🤍🧸

♬ original sound – butterfliesmoments

Almedën nuk e shohim shpesh në dalje televizive në ekranin tonë. Madje, mund të themi me plot gojë se daljet e saj janë tepër të rralla. Mirëpo, në rrjete sociale, Almeda sigurohet të jetë gjithmonë aktive duke ndarë momente nga jeta e saj private.

Bukuroshja gjithashtu nuk ngurron të publikojë dhe fëmijët e saj në rrjete sociale, thënë kjo ngurron pasi ndjekësit shpeshherë mund të jenë më kritikë seç duhet. E së fundmi kështu ka ndodhur me Almedën, ku teksa ka shpërndarë një Instastory teksa shihet duke përkëdhelur dhe puthur djalin e saj dy vjeçar Efehan, një komentuese i ka dërguar një mesazh jo shumë pozitiv.