Celebrities Gossip Showbiz

“S’ke ku me e puth përveç gojës”, Almeda Abazi i kundërpërgjigjet ndjekëses që e kritikon për të birin!

Almeda Abazi është një personazh shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku, megjithëse nuk e shohim shpesh në dalje televizive në ekranin tonë. Madje, mund të themi me plot gojë se daljet e saj janë tepër të rralla. Mirëpo, në rrjete sociale, Almeda sigurohet të jetë gjithmonë aktive duke ndarë momente nga jeta e saj private.

Bukuroshja gjithashtu nuk ngurron të publikojë dhe fëmijët e saj në rrjete sociale, thënë kjo ngurron pasi ndjekësit shpeshherë mund të jenë më kritikë seç duhet. E së fundmi kështu ka ndodhur me Almedën, ku teksa ka shpërndarë një Instastory teksa shihet duke përkëdhelur dhe puthur djalin e saj dy vjeçar Efehan, një komentuese i ka dërguar një mesazh jo shumë pozitiv.

Aa msim të mirë po ju jepni këtyre fëmijëve. Bravo ju qoftë ju nënave moderne tani. S’ke ku me e puth përveç gojës? Turppp

Mirëpo, si reagoi Almeda ndaj këtij mesazhi? Jo vetëm që e publikoi në rrjete sociale, por edhe ju kundërpërgjigj me fjalët:

Hë se ty po të prisja të na mësosh pak si të bëhemi mami.

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Tolgahan Sayisman. Në qershor të këtij viti, dyshja u bënë prindër për herë të dytë, kësaj here të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Emri i veçantë që çifti përzgjodhën për vajzën është forma e shkurtuar e emrit Adeline, kuptimi i së cilës është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë.