Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas dhe i dha fund aventurës në Euro 2020. Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo edhe pse dha maksimumin nuk arriti të kualifikojë në çerekfinale ekipin e tij.
Derisa ishte në pushimin e pjesës së parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërroi fanellën, nga me ajo me mëngë të gjata, veshi atë me të shkurta. Tifozët e Portugalisë besonin se ky ndryshim i fanellës do të bënte që Ronaldo të shënonte ‘het-trik’, pra 3 gola, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.
Sipas CR7 belgët ishin me fat kundër portugezëve, se paku kështu i tha portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, pas ndeshjes. UEFA zbuloi fjalët e Ronaldos të cilat ishin:
Kishit fat. Topi nuk donte të futej. Paç fat!
https://twitter.com/EURO2020/status/1409293530397294595
Rikujtojmë, se në EURO 2020 Ronaldo ka shënuar pesë gola, aktualisht më shumë se çdo lojtar tjetër. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe me siguri të gjithë ju jeni bërë kurioz se me çfarë ushqehet ylli i Juventusit për të qëndruar përher super në formë. Po flasim për Cristiano Ronaldo-n ku së fundmi shoku i tij i skuadrës Daouda Peeters i ka zbuluar regjimin ushqimor.