Sport

Ronaldo së shpejti tek Real Madrid…Miku i tij i zbulon “sekretin”?!

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shansë të rikthehet përsëri te Real Madrid. Këtë nuk e ka pohuar vetë ai me gojën e tij por sapo e ka deklaruar gazetari njëkohësisht edhe miku i ngushtë i Rolando-s, Edu Aguirre.

“Ancelotti e dëshiron Cristiano Ronaldo në Real Madrid”,-tha Edu në ‘El Chiringuito de Jugones. Sipas Edu, Ancelotti tashmë ka folur me përfaqësuesit e lojtarit dhe është duke insistuar që Ronaldo të kthehet në Madrid. I pyetur nëse CR7 ka planifikuar gjithashtu të kthehet në Bernabeu,

Edu u përgjigj:

Gjithçka mund të rregullohet.

Rikujtojmë, se CR7 ka shkruar historinë me Realin. Ai ka fituar katër trofe të “UEFA Champions League”, ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje dhe kështu që Cristiano është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Ndërkaq, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga futbollistët më të njohur, më të dashur dhe më të paguar në të gjithë botën. Së fundmi, gjithashtu po bën bujë largimi i Messi nga Barcelona, i cili nuk është pritur dhe aq mirë nga fansat. Dy futbollistët shpeshherë tërheqin vëmendjen e fansave dhe ndonjëherë bëhen pjesë e një “lufte të heshtur” mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Messi ka grumbulluar 34.1 milionë ndjekës të rinj në Instagram, duke lënë kështu pas Ronaldo-n që shtoi 32.7 milionë ndjekës. Kaq mjaftoi në mediat e huaja për t’u bërë lajm. Titujt kanë qenë mjaft të guximshëm, ku e konsiderojnë Messi-n si fitues ndaj Ronaldo-s.