Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati konfirmon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur shqiptar!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, artisja ka paralajmëruar se ka gati një tjetër bashkëpunim për këtë sezon veror. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela ka zbuluar se do të publikojë ditën e enjte në orën 18:00, duetin me Olsi Bylykun. Gjithashtu dyshja kanë treguar një pjesë nga kënga që kanë përgatitur për ndjekësit e tyre dhe ne po e presim me padurim këtë dyshe.

Olsi Bylyku e pranoj zyrtarisht që je shumë i talentuar 

Tre javë më parë, Ronela ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit ‘Shikimet’ me Marselin, këngë e cila numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.