Celebrities Gossip Showbiz

Efi Dhedhes protagoniste në videoklipin e këngëtares së njohur shqiptare?

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. 

Me një vëmendje kaq të madhe padyshim që edhe ofertat për të kanë qenë të shumta. Ndër to edhe ftesat për të qenë pjesë e videoklipeve të artistëve të njohur, përmendim këtu Mozzik ku bukuroshja u shfaq si protagoniste në këngën ‘Fatkeqësi’ pas daljes së saj të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E mesa duket, finalistja qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se Efin do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”.

Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.

Vetëm tre javë më parë, Ronela publikoi ‘Si Yll’ dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur pasi ka paralajmëruar disa projekte të reja muzikore.