Celebrities Fashion

Rrëfehuni, sa prej jush do të donit ta kishin koleksionin e ri të pizhameve nga Rihanna?!

Me dimrin e ftohtë që po përballemi aktualisht, kemi nevojë që të rrimë sa më ngrohtë, apo jo? Por kjo duket se nuk vlen për Rihanna-n. Ylli ka prezantuar koleksionin e sa të ri të pizhameve, me një prereje në të pasme.

33-vjeçarja modeloi koleksionin e saj të ri të ‘Savage X Fenty’ në InstagramStories gjatë fundjavës, duke pozuar fillimisht me këmishën ‘Tied Up Tartan Sleep Short’ (44,95 dollarë), këmishën ‘PJ Raw Hem’ (64,95 dollarë) dhe ‘Bralette’ (32,95 dollarë). Dhe sigurisht të fundit por jo më pak të rëndësishmet, pizhamet e hapura (49,95 dollarë).

Disa përdorues të Twitter-it u hutuan nga modeli dhe thanë se e donin Rihanna-n, por kush mund të veshë pizhama të tilla aq të hapura. Ndërsa një tjetër shtoi:

Mendoj se jam zyrtarisht i vjetër sepse këto pantallona PJ nga linja e Rihanna-s më bëjnë të tund kokën dhe duke thënë: “Fëmijët e ditëve të sotme…”

Të tjerët ishin më pak skeptikë për stilin. Një përdorues i Twitter-it lavdëroi pantallonat, duke shkruar:

Rihanna më në fund bëri një set gjumi me modelin e prerë, në mënyrë që të mos na duhet të ecim me rroba të vjetra.

Rikujtojmë se, këngëtarja por njëkohësisht edhe miliarderja, Rihanna ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve me setin më të ri fotografik. Pas postimeve të saj në rrjetin social Instagram, të gjithë fansat nuk ngurruan që të komentonin dhe të jepnin pështypjet e tyre në lidhje me fotot shumë provokuese të Rihanna-s.

Pas gjithë këtij prezantimi shumë unik, mesa duket koleksioni i saj më i ri i ‘Savage X Fenty’ është në rrugë të mbarë.  Gjithashtu edhe në muajin shtator, 33-vjeçarja i shfrytëzoi hiret e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e të brendshmeve “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”.