Bota Tech

Rusia shpall “organizata ektremiste” këto dy rrjete sociale!

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë Meta të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, Facebook dhe Instagram. Gjykata tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska nisi më 24 shkurt pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Autoritetet ruse kanë bllokuar qasjen në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore. Gjatë vitit të fundit, Moska ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar qasjen në mediat e pavarura, përfshirë edhe në media sociale. Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm Facebook-un dhe Instagram-in dhe jo platformën e mesazheve WhatsApp të kompanisë Meta.

Së fundmi sipërmarrësit rusë të teknologjisë do të lançojnë një aplikacion të ngjashëm me Instagram për ndarjen e fotografive. Shërbimi i ri, i njohur si Rossgram, do të jetë i disponueshëm për përdoruesit më 28 mars dhe do të ofrojë edhe akses me pagesë për disa përmbajtje. Alexander Zobov, drejtor i marrëdhënieve me publikun të Rossgram tha se:

Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar një analog rus të një rrjeti social popullor e të dashur nga bashkatdhetarët tanë.

Ndërkaq, shumë influencues rusë po dëshpërohen për këtë vendimi të. “Il Messaggero” raportoi fjalët e një vajze, blogere ruse e cila me lot shpjegon se Instagrami është ‘e gjithë jeta e saj’.