Showbiz

Ryan Reynolds: “Në filma duhet të ketë më shumë personazhe të komunitetit LGBT+”

Aktori i famshëm Ryan Reynolds është bashkuar me pjesën tjetër të kastit të “Deadpool 2”, filmi me superheronj më i preferuar i momentit për publikun mbarë botëror për një intervistë.

Gjithashtu ky film është i pari me personazhe të mbinatyrëshme që gjithashtu janë pjesë e komunitetit LGBT+. Në të shfaqej një çift lesbikesh të cilat karakterizoheshin nga nota humori e batutash.

Ryan u shpreh për median se filmat me superheronj por jo vetëm, duhet të pasqyrojnë botën ashtu siç është në të vërtetë. Ai kërkoi që në filma të ketë më shumë personazhe të komunitetit LGBT+.

Ndërkohë, Tim Miller, i cili ishte regjisori i filmit të parë të “Deadpool” u shpreh se anti-heroi i filmit të ardhshëm të “X-Men” do të jetë panseksual.