Gossip

Zbulohet mënyra si Ryan Reynolds dhe Blake Lively i shpëtojnë publicitetit mes betejës ligjore me Justin Baldoni!

Miku i afërt dhe kolegu i Ryan Reynolds, Humphrey Ker, drejtor ekzekutiv i Wrexham AFC, ka treguar se si aktori dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively, arrijnë t’i shmangen vorbullës mediatike gjatë periudhës së tyre të vështirë ligjore me aktorin Justin Baldoni.

Sipas tij, një udhëtim në Wrexham mjafton që çifti të ndihet i lirë nga publiciteti i tepërt.

Aty askujt nuk i intereson fama e tyre. Ajo që duan të dinë është nëse Ryan do t’u blejë një qendërmbrojtës të ri. Është një arratisje e vërtetë

-është shprehur Ker, duke shtuar se Reynolds dhe Lively kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë 18 muajve të fundit, si në aspektin profesional, ashtu edhe personal, shkruan DailyMail.

Deklaratat e tij vijnë në të njëjtën javë kur Blake Lively ka shënuar një fitore të rëndësishme në padinë e saj për ngacmim seksual ndaj Justin Baldonit dhe producentit Jamey Heath.

Dokumentet ligjore tregojnë se një gjykatës federal i ka urdhëruar Heath të dorëzojë brenda tre ditësh të gjitha pamjet e lindjes në shtëpi të gruas së tij, video që Lively pretendon se ai ia ka treguar në sheshxhirim pa paralajmërim.

Aktorja ka pohuar se në fillim ka menduar se klipi ishte pornografik, pasi shfaqte një grua plotësisht nudo me këmbët e hapura. Heath ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka treguar vetëm një video të momenteve pas lindjes.

Megjithatë, gjykata ka vendosur se pamjet e plota mund të jenë prova kyçe për sqarimin e çështjes. Me urdhrin e ri, gjykatësi kërkon çdo material që lidhet drejtpërdrejt me akuzat, përfshirë të gjitha versionet e videove të lindjes, duke i dhënë Blake Lively-t një hap të fortë përpara në betejën e saj ligjore, ndërsa Wrexham mbetet streha ku ajo dhe Ryan gjejnë pak qetësi larg vëmendjes së botës.