Showbiz

Ryan Reynolds zbulon rregullin e vetëm për një martesë të lumtur

Aktori i famshëm hollivudian po korr një sukses të jashtëzakonshëm me serinë e dytë të filmit “Deadpool” ndërkohë që në një intervistë për “People” ka folur për jetën e tij martesore.

43-vjeçari dhe aktorja Blake Lively kanë një martesë të lumtur prej 6 vitesh dhe ndërkohë që një pjesë e mirë e kolegëve të tij po shkojnë drejt divorcit ai ka ndarë me të gjithë rregullin e vetëm që ka për një jetë të lumtur bashkëshortore.

Ryan është shprehur se e vetmja gjë që duhet është të qënit gjithmonë i pranishëm. Ai shtoi se me Blake kanë vetëm një rregull në martesën e tyre, kur njëri është me xhirime tjeri qëndron pushim në mënyrë që të kenë kohë për njëri-tjetrin dhe të jenë sa më të pranishëm për fëmijët e tyre.