Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Sa dakord është Adrola Dushi që lidhja e saj apo detaje nga jeta personale t’i bëjë publike?!

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë.

Sa dakord është Adrola Dushi që lidhja e saj apo detaje nga jeta personale t’i bëjë publike?

Për të qenë e sinqertë siç ka ardhur koha dhe siç kanë ardhur gjërat nuk më pëlqen më fare që të kem asgjë më publike. Nuk ka absolutisht gjë më të bukur sesa kur i shijon gjërat në privatësi domethënë çfarë shikoj unë në rrjetet sociale tmerrohem thjesht sepse ne njihemi të gjithë së bashku dhe nuk ka se e dimë shumë mirë si shkojnë gjërat dhe kur shikoj disa tmerre thjesht nuk i duroj dot dhe nuk dua të futem tek ajo gjëja sepse marrëdhënia është gjë shumë e shenjtë dhe nuk dua ta shes dhe të fitoj nga ajo gjëja ime dhe realisht dua që ta mbaj vetëm për veten time. Nuk e di nëse do t’ja dal në jetën time të kem një marrëdhënie shumë private. Nuk dua që emri im të lakohet për gjëra të tilla, unë e kam të shenjtë familjen. 

Ajo shtoi gjithashtu se:

Nuk jam fanse që të dal dhe të bëhet publike diçka që është e jotja personale dhe që ti e shijon, e jeton, e gëzon dhe e do. Realisht shumë herë them që dua të zhdukem fare sepse nuk e dua, ju më njihni unë jam shumë e thjeshtë kam dëshirë që t’i shijoj gjërat e mia pa bërë shumë zhurmë.