Celebrities Gossip Showbiz

Sa e pasur është Kylie Jenner pas përfundimit të “Keeping Up With the Kardashians”?

Kylie Jenner është një personazh publik që shpeshherë tërheq vëmendjen e fansave me gjithçka që bën. Qoftë me jetën e saj private, apo qoftë me atë profesionale Kylie nuk mund të mos mungojë në mëdiat kryesore shqiptare e të huaja.

Me siguri të shumtë janë ata që pyesin veten se sa para ka Kylie Jenner, një personazh e cila që prej një mosheje shumë të re ia ka dalë mbanë të gjejë disa burime të ardhurash. Një pyetje që ndoshta mundon shumë prej jush është se sa para ka arritur të ketë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” që pas pëfundimit të serialit.

Kylie ishte vetëm dhjetë vjeçe kur seriali nisi në tetor të vitit 2007. Që prej asaj kohe jeta e Kylie, prindërve, motrave e vëllezërvë të saj, nisi të shfaqej dhe fansat kanë arritur ta shohin Kylie teksa rritet. Ata dinë si reagon ajo kur është e lumtur dhe si kur është e zhgënjyer. Epo të ndash me të panjohur detaje kaq personale, sigurisht që do të duhet të ketë një kosto të konsiderueshme.

Kylie, e cila bëhet 24-vjeçe në 10 gusht, ka 250 milionë ndjekës në Instagram dhe dihet tanimë që secili prej tyre përkthehet në para. Kylie e cila pas përfundimit të serialit, po përqëndrohet së tepërmi në markën e saj kozmetike, sot ka 700 milionë dollarë neto, sipas “Celebrity Net Worth”.