Celebrities Gossip Showbiz

Sa të dashuruar! Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz nuk ia lëshojnë dorën njëri-tjetrit!

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vazhduan të shfaqen si dy të dashuruar teksa ishin dorë për dore të enjten në mbrëmje pasi u grumbulluan në tapetin e kuq të Eventit Variety Power of Young Hollywood. Dyshja ndryshuan veshjet teksa po shkonin në një festë që u mbajt në klubin e natës në West Hollywood.

Nicola, 27 vjeçe, ka shfaqur barkun e saj në një bluzë të zezë me një jakë të madhe të bardhë. Ajo e kombinoi veshjen me një fund dhe taka me platformë. Brooklyn, 23 vjeç, zgjodhi një veshje të rastësishme, teksa kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe pantallona dhe atlete të zeza.

Më herët gjatë natës, dyshja u panë në tapetin e kuq për Eventin Variety Power of Young Hollywood. Çifti i martuar prej katër muajsh, të cilët dolën publikisht me romancën e tyre në janar të vitit 2020, janë padyshim shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Shfaqja e tyre e dashur vjen pasi çifti më në fund adresoi thashethemet e luftës së ftohtë me nënën e tij Victoria, 47, duke hedhur poshtë pretendimet se dy gratë janë në një grindje. Duke iu referuar spekulimeve, Nicola tha se beson se gjithçka filloi kur ajo nuk veshi një fustan nusërie të dizajnuar nga Victoria Beckham për dasmën në prill dhe në vend të kësaj zgjodhi Valentino.