Celebrities Gossip Showbiz

Kriza në familjen Beckham! Victoria Beckham reagon për raportet me djalin dhe thyen heshtjen!

Victoria Beckham ka folur hapur për herë të parë mes zërave për tensione në familje, veçanërisht për marrëdhënien me djalin e saj Brooklyn Beckham.

E ftuar në podcastin “Aspire podcast” me Emma Grede, stilistja dhe ish-anëtarja e Spice Girls tregoi se ndërtimi i asaj që sot njihet si “Marka Beckham” nuk ka qenë një plan i mirëfilltë, por një rrugëtim që erdhi natyrshëm ndër vite.

Ajo kujtoi fillimet, kur bashkëshorti i saj David Beckham ishte fytyrë e markave të mëdha si Adidas dhe Pepsi, ndërsa vetë ndërtonte eksperiencë në industrinë e muzikës dhe marketingut.

Megjithatë, fokusi kryesor i intervistës ishte familja. Victoria theksoi se, pavarësisht famës dhe presionit publik, prioriteti i saj kanë qenë gjithmonë fëmijët.

Gjithmonë kam dashur të jem nëna më e mirë që mundem… të jem aty për t’i mbështetur

-u shpreh ajo, duke nënvizuar se synimi i saj ka qenë t’i rrisë ata me vlera dhe punë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur raportet mes Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij Nicola Peltz me familjen Beckham janë përfolur si të tensionuara, sidomos pas mungesës së tyre në disa evente familjare, përfshirë festimet për 50-vjetorin e David Beckham.

Edhe pse nuk i adresoi drejtpërdrejt këto spekulime, mesazhi i saj ishte i qartë: familja mbetet në qendër të gjithçkaje, pavarësisht zhurmës që vjen nga jashtë.