Celebrities Gossip Showbiz

Sa romantike! Brooklyn Beckham bën gjestin e ëmbël për Nicola Peltz!

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz dolën për të ngrënë në Los Anxhelos. Dalja e çiftit të martuar vjen pasi Brooklyn, 23 vjeç, debutoi me tatuazhin e tij të ri dhe dyshja thyen heshtjen rreth thashethemeve për një grindje mes Nicola dhe vjehrrës së saj Victoria Beckham.

Nicola, 27 vjeç, dukej elegante me një bluzë të zezë dhe xhinse blu të gjera, ndërsa ruante të ftohtin duke u veshur me një triko të zezë teksa po shkonin drejt Wally’s. Ajo kishte gjërat e saj thelbësore në një çantë dore të zezë dhe mbante veshur një palë taka me platformë.

Duke mbajtur një profil të ulët, ajo i fshehu sytë pas një palë syze dielli të zeza dhe mbante një kapele të zezë bejsbolli. Brooklyn veshi një këmishë blu mbi një palë xhinse të ngjashme me ato të Nicola-s, duke i bashkuar ato me atlete të bardha. Duke u koordinuar me gruan e tij, ai mbante gjithashtu një kapele të zezë bejsbolli në kokë ndërsa shëtisnin në rrugë.

Në të njëjtën ditë, Brooklyn postoi në Instagramin e tij për të treguar gjestin e tij të ëmbël më të fundit për Nicola, pikërisht një tatuazh. Në dorën e tij shkruhej “i martuar”, një tatuazh që me siguri e ka pëlqyer partnerja e tij e jetës, bukuroshja Nicola Peltz.