Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Sarah Berisha zbulon arsyen e zënkave me PM!

Në ‘Pardon My French’ këtë episod ishin të ftuara dy motra shumë simpatike dhe të pëlqyera nga publiku për thjeshtësinë e tyre, Sarah dhe Ditea Berisha. Dy bukuroshet nuk janë shfaqur shpesh në intervista ndaj dhe interesi për to është mjaft i madh. Mirëpo, padyshim për Sarën ka një tjetër vëmendje pas daljes nga ‘BBV’ dhe sidomos mbi marrëdhënien e saj me Dj PM, një banor të shtëpisë me të cilin krijoi lidhje dashurie.

E pyetur se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.

Sarah- Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur P nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri.

E si ndihet Ditea për marrëdhënien mes Sarës dhe PM? Po vetë bukuroshja a është në një lidhje?

Jam shumë e lumtur për Sarën dhe ndihem mirë kur ajo është e lumtur. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënie, mund të jap një këshillë, por çdokush bën vetë çfarë të dojë. Unë për momentin destinacionin e kam vet në Tiranë.