Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall kanë mendime të ndryshme se pse kjo e fundit nuk ishte pjesë e “And Just Like That”!

Sarah Jessica Parker ka folur së fundmi për përçarjen e saj  me aktoren e “Sex and the City”, Kim Cattrall. Parker ka qenë së fundmi e ftuar në podcast-in e THR’S Awards Chatter. Ajo është shprehur se:

Është shumë e thjeshtë, e dini? Unë do të jem aq e qartë sa të mundem. Është shumë e vështirë të flasësh për situatën me Kim, sepse kam qenë shumë e kujdesshme që të mos them ndonjëherë ndonjë gjë që është e pakëndshme.

Sipas aktores, tensioni midis tyre nuk filloi deri në vitin 2017 kur Cattrall bëri disa kërkesa përpara se ajo të pranonte të merrte pjesë në një film të tretë për ekskluzivitetin. Parker kundërshtoi pretendimin e Cattrall se hoqi dorë nga filmi për shkak të skenarit midis Samanta-s dhe djalit adoleshent të Miranda-s, Brady.

Ata nuk ishin dakort me disa kërkesa të saj dhe kështu ne nuk e bëmë filmin sepse nuk donim ta bënim pa Kim. Dhe studioja nuk do ta bënte, kështu që u pezullua. Nuk ishte se ajo i tha ‘jo’ filmit; është se studioja i tha ‘jo’ filmit, gjë që, ju e dini, ndodh. 

Aktorja e njohur Kim Cattrall nuk ka ndërmend të heqë dorë nga deklaratat e zhurmshme dhe në një kohë kur fansat u mësuan me mungesën e saj, e po presin sezonin e dytë të “And Just Like That”, ajo ka folur prapë për refuzimin e saj për të luajtur Samantha Jones.

Në një intervistë të gjatë për “Variety”, ajo përsëriti rëndësinë e të diturit se si të ndalet në kohën e duhur duke u shprehur:

Është e mençur të dish kur është e mjaftueshme. Gjithashtu nuk doja të bëja kompromis se çfarë ishte seriali për mua. Rruga përpara dukej e qartë.