Celebrities Film & Tv Showbiz

Kim Cattrall: “Askush nuk më ka kërkuar të jem pjesë e “And Just Like That”!

Aktorja e njohur Kim Cattrall nuk ka ndërmend të heqë dorë nga deklaratat e zhurmshme dhe në një kohë kur fansat u mësuan me mungesën e saj, e po presin sezonin e dytë të “And Just Like That”, ajo ka folur prapë për refuzimin e saj për të luajtur Samantha Jones.

Në një intervistë të gjatë për “Variety”, ajo përsëriti rëndësinë e të diturit se si të ndalet në kohën e duhur duke u shprehur:

Është e mençur të dish kur është e mjaftueshme. Gjithashtu nuk doja të bëja kompromis se çfarë ishte seriali për mua. Rruga përpara dukej e qartë.

Aktorja saktësoi se askush nuk i kërkoi të merrte pjesë në “And Just Like That”, ndoshta për të gjitha ‘jo-të’ që kishte shprehur gjatë filmit ‘Sex and the City 3″. Ndërkaq, aktorja vijoi duke thënë se:

Nuk më është kërkuar kurrë të jem pjesë e serialit. I sqarova ndjenjat e mia pas filmit të tretë, kështu që e mora vesh për rikthimin si gjithë të tjerët, në rrjetet sociale.

Mund të ketë ndarë mendimet e fansave fanatikë të “Sex And The City”, por rikrijimi i serialit “And Just Like That…” ka qenë një hit surprizë që ka lënë shumë shikues të kërkojnë një sezon të dytë. Megjithatë, ylli kryesor Sarah Jessica Parker ka zbuluar se ajo nuk dëshiron që Kim Cattrall të kthehet dhe të luajë rolin e saj si Samantha Jones nëse ata kthehen për sezonin tjetër.

Në një intervistë të re me “Variety”, Parker u pyet nëse do të ishte dakord nëse Cattrall do të ishte në gjendje të kthehej në shfaqje nëse do të ndodhte ndonjë ‘mrekulli’, pasi grindja e tyre publike shpërtheu përsëri në 2018. Pavarësisht këtyre ngjarjeve dhe polemikave, ‘HBO Max’ ka rinovuar zyrtarisht serialin për një sezon të dytë. Sarah Aubrey, e cila drejton përmbajtjen origjinale për shërbimin e transmetimit, në një deklaratë për “Entertainment Weekly” tha se:

Ne jemi të kënaqur nga biseda kulturore e krijuar nga këta personazhe dhe historitë e tyre, të vendosura në një botë që tashmë e njohim dhe e duam kaq shumë. Ne jemi krenarë për punën që Michael Patrick King dhe shkrimtarët, producentët, aktorët dhe ekipi ynë i mrekullueshëm kanë bërë për të sjellë këto histori në ekran. Mezi presim që fansat të shohin se çfarë na pret në sezonin e dytë!