Celebrities Lajmet e fundit Showbiz

Selena Gomez nuk po zë vend! Bën përsëri ndryshim drastik në look-un e saj!

Së fundmi këngëtarja por njëkohësisht edhe aktorja më e njohur Selena Gomez ka zbuluar në rrjetin e saj social ‘TikTok’ se iu ka dhënë lamtumirën flokëve të saj të gjatë, për një prerje të re në modelin  “bob”. Ndërkohë që  29-vjeçarja ishte e zënë pasi së fundmi është duke u marrë me promovimin e serisë finale të serialit “Only Murders in the Building”, ku ajo luan një rol kryesor të gjithë ndjekësit dukeshin më të interesuar për ndryshimin e këngëtares.

Thuajse të gjithë komentuesit bien dakord se këngëtares bukuroshe i shkon çdo lloj modeli dhe disa thonë se prerja e re u rikujton rolin ikonik të Gomez, si Alex Russo në “Wizards of Waverly Place”, duke qenë se aktorja duket  edhe më e vogël në moshë.

Rikjtojmë gjithashtu se së fundmi ajo ka treguar dhe se si duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, ka ndikuar në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë të fundit, këngëtarja diskutoi mbi bukurinë dhe shëndetin mendor si dhe zbuloi se ndjeu një presion të jashtëzakonshëm për të qenë një shembull i mirë.

Kishte një presion të madh që po më ushtrohej duke u rritur dhe ndjeva se duhej të isha një model i mirë për të tjerët. Dhe më pas u ndjeva se ndoshta ishte thjesht joreale dhe jeta ime u bë shumë publike shumë shpejt. Nuk e dija që po kaloja rrugëtimin tim me shëndetin mendor në atë kohë. Ishte vërtet konfuze të rritesh dhe sapo njerëzit krijuan këtë tregim të jetës sime, kuptova se nuk mund të hesht më. Duhet të adresoj vetëm atë që duhet adresuar dhe kjo jam unë duke treguar historinë time, që patjetër që po kaloja një kohë të vështirë.