Film & Tv

Seriali korean që po çmend shikuesit në Netflix, kokë më kokë me “La Casa de Papel”!

Teksa të gjithë po presin përfundimin e “Money Heist” me seritë finale që pritet të publikohen në dhjetor, një tjetër serial po e konkurron dukshëm atë spanjoll. Të veshur me jumpsuit dhe me maska, “Squid Game” është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Seriali flet për  disa lojtarë të varfër dhe me probleme ekonomike, që marrin pjesë në disa lojëra vdekjperurëse për të fituar çmimin e madh!

Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i “Netflix” i të gjitha kohërave ishte Money Heist, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.

Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.

Ky serial është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet. Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu skenat e forta të dhunës që përmban!