Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Shakira e pavendosur për partnerin e ri/ Pas pilotit Lewis Hamilton shoqërohet me yllin e NBA-së!

Mund të themi se dashuria për Shakirën sa vjen dhe po bëhet një çështje akoma dhe më e komplikuar për të. Këngëtarja kolumbiane kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes në median online për lidhjen e saj ende të pa konfirmuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, por ajo ka hedhur sërish dyshime nëse ka vërtet një lidhje edhe me basketbollistin e Miami Heat.

Pasi u zbulua se dyshja ishin jashtë deri në orët e hershme të mëngjesit në Tape London pas Çmimit të Madh të Britanisë, tani është Daily Mail ajo që ka kapur imazhet e Shakirës duke dalë nga i njëjti restorant me Jimmy Butler të mërkurën. Ylli i NBA-së, i cili luan për Miami Heat, ishte një nga emrat që u lidh edhe me jetën e dashurisë së Shakirës, pasi vlen të kujtojmë se bëri disa postime në rrjetet sociale, në të cilat mbështeti skuadrën e Miami nga tribuna gjatë finaleve të NBA.

Një burim bëri të ditur për Page Six se Shakira mbërriti në Novikov Restaurant & Bar para orës 22:00 dhe më pas mbërriti Jimmy. Edhe pse ata u përpoqën të kalonin pa u vënë re, një dëshmitar tregoi se edhe çifti i dyshuar është larguar me disa minuta diferencë rreth orës 01:30.

Gjithashtu, dëshmitari pohon se ata dukeshin shumë mirë dhe të qetë në restorantin ku kanë ngrënë sushi dhe kanë pirë kokteje. Pas kësaj daljeje të re të Shakira dhe Jimmy Butler, thashethemet për një romancë të supozuar janë rikthyer përsëri dhe kjo mund të sjellë edhe xhelozi nga ana e Lewis Hamilton.