Bota Botë e Çuditshme

SHBA, shkuma e detit si pasojë e stuhisë mbulon pothuajse çdo rrugë të qytetit!

Një stuhi e madhe që goditi SHBA-në javën e kaluar la pas një pamje të pazakontë. Bëhet fjalë për shkumën e detit që mbuloi pothuajse të gjithë plazhin Hampton, një vendpushim popullor bregdetar në Neë Hampshire. Stuhitë janë mjaft të zakonshme në bregun verilindor të SHBA-së, por banorët mbetën ende të befasuar nga kjo sasi e shkumës së detit.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin rrugët e mbuluara nga shkuma dhe makinat që mezi arrinin të kalonin nga kjo shkumë. Videot e këtyre skenave janë bërë virale në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale.

Ndërkaq, në vendin tonë gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në akset Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi vijon pa probleme. Ndërkaq, përsëriti apelin:

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.