Magazine Tech

Shefi i TikTok do të dëshmojë para kongresit në muajin mars mes pyetjeve të sigurisë së aplikacionit!

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew do të paraqitet para kongresit në mars për të ngritur pyetje në lidhje me masat e sigurisë të aplikacionit video viral, mes përpjekjeve në rritje për ta ndaluar atë për shkak të shqetësimeve të privatësisë. Chew do të paraqitet në një seancë dëgjimore më 23 mars të Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë për herë të parë duke dëshmuar para kongresit, tha komiteti të hënën.

Ligjvënësit do ta marrin në pyetje mbi privatësinë e konsumatorit dhe praktikat e sigurisë së të dhënave të TikTok, efektin e platformës tek fëmijët dhe marrëdhëniet e aplikacionit me Partinë Komuniste Kineze, njoftoi në një deklaratë kryetarja e komitetit Cathy McMorris Rodgers. TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance” është vënë nën kontroll të shtuar pasi raportet e mediave treguan shkelje të mundshme të sigurisë. Muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden nënshkroi legjislacionin që ndalon TikTok në pajisjet qeveritare. Disa ligjvënës po mbështesin legjislacionin për të ndaluar plotësisht aplikacionin nga SHBA. Në deklaratën e saj, ajo u shpreh:

“Big Tech” është bërë gjithnjë e më shumë një forcë shkatërruese në shoqërinë amerikane. TikTok në pronësi të “ByteDance” ka lejuar me vetëdije mundësinë e Partisë Komuniste Kineze për të hyrë në të dhënat e përdoruesve amerikanë. Amerikanët meritojnë të dinë se si këto veprime ndikojnë në privatësinë e tyre dhe sigurinë e të dhënave, si dhe çfarë veprimesh po ndërmerr TikTok për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt nga interneti.

Ndalimi i miratuar nga Biden, i cili u përfshi në projekt-ligj, përfshinte përjashtime të kufizuara për qëllime kërkimore të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare. Ai nuk zbatohet për anëtarët e kongresit dhe stafin e tyre, megjithëse anëtarëve të dhomës u është ndaluar të shkarkojnë aplikacionin në telefonat celularë të lëshuar nga qeveria. TikTok kritikoi ndalimin në një deklaratë, duke argumentuar se ndalimi ishte një gjest politik që nuk do të bëjë asgjë për të çuar përpara interesat e sigurisë kombëtare.