Health & Beauty

Shenjat e parikuperueshme që shkakton në fytyrë pagjumësia!

Një studim i fundit ka treguar imazhet që shpjegojnë se çfarë mund t’i bëjë trupit tuaj gjumi i pakët. NHS thotë se të rriturit duhet të flenë rreth shtatë deri në nëntë orë çdo natë në mënyrë që të pushojnë mirë. Ekspertja e gjumit, Dr Katherine Hall tha se nëse nuk pushoni mjaftueshëm, atëherë mund të përfundoni me lëkurë të varur, të zbehtë dhe gjithashtu mund të jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes së zakonshme.

Nëse keni pushuar mirë, Dr Hall tha se kjo bën një ndryshim të madh në pamjen tuaj të jashtme, e cila së shpejti mund të ndryshojë edhe me vetëm 24 orë pa gjumë, tha ajo. Gjëja e parë që do të filloni të vini re, janë rrathët e errët rreth syve, tha Dr Hall.

Ju gjithashtu mund të keni dridhje dhe sytë tuaj mund të duken të fryrë. Katherine thotë:

Disa njerëz përjetojnë dëshira të shtuara për ushqim, zemërim dhe nervozizëm. Përgjumja, lodhja, ulja e vigjilencës dhe rritja e rrezikut për të bërë gabime janë gjithashtu të zakonshme.

3 ditë pa gjumë

Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm deri në tre ditë, atëherë simptomat tuaja do të fillojnë të intensifikohen, tha eksperti. Hall tha:

Disa njerëz përjetojnë periudha të shkurtra të gjumit të njohura si mikrogjumje, të cilat zgjasin vetëm 30 sekonda dhe ndodhin pa e kuptuar ju. Performanca njohëse është e dëmtuar në mënyrë drastike nga vendimmarrja deri te memoria dhe koha e ngadaltë e reagimit. Simptomat fizike më të dukshme përfshijnë lodhjen ekstreme, rritjen e inflamacionit dhe një sistem imunitar të komprometuar.

4 ditë pa gjumë

Kjo është kur fillon privimi ekstrem i gjumit, tha Dr Hall. Doktoresha shpjegon:

Të qëndrosh zgjuar bëhet gjithnjë e më e vështirë. Halucinacionet nuk janë të rralla dhe mund të përfshijnë shikimin, dëgjimin ose ndjenjën e gjërave që nuk janë vërtet aty. Mund të vëreni gjithashtu nervozizëm të shtuar, lodhje, stres, ankth dhe depersonalizim, ose ndjenjën se po vëzhgoni veten nga jashtë trupit tuaj ose se rrethina juaj nuk është reale.

5 ditë pa gjumë

Dëshira për të fjetur dhe frekuenca e mikrogjumjeve do të rritet dhe intensifikohet pas pesë ditëve privimi. Halucinacionet tani mund të përfshijnë deluzione, iluzione dhe të menduarit të çrregullt, tha Dr Hall. Të gjitha simptomat fizike të përmendura më parë mbeten dhe mund të përkeqësohen, shtoi ekspertja.