Tech

Shitjet e iPhone në Kinë u rritën me 52% në prill!

Apple ka parë rritje të shitjeve të iPhone në Kinë me 52% në prill nga një vit më parë. Rritja e madhe pason një performancë të dobët në fillim të këtij viti në tregun më të madh në botë të smartfonëve. Kjo pasi gjiganti i teknologjisë amerikane përballet me konkurrencën në rritje nga rivalët vendas.

Dërgesat e Apple në Kinë u rritën me 12% në mars, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm nga dy muajt e parë të vitit 2024, kur kompania pësoi një rënie prej 37% në shitje. Shitjet e përgjithshme të telefonave inteligjentë në Kinë u rritën me 25.5% në 22.7 milionë njësi në prill, treguan të dhënat nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT).

Ndërkaq, përdoruesit në rrjetin social X pretendojnë se smartfoni i ardhshëm i Apple, iPhone 4 SE do të jetë pak më i shtrenjtë se paraardhësi i tij. Modeli i mëparshëm i përballueshëm i iPhone kushtonte të paktën 429 dollarë, por pasardhësi i tij do të jetë më i shtrenjtë. Megjithatë, pritet që çmimi të mbetet nën 500 dollarë.

Sipas informacioneve të disponueshme, por jozyrtare, çmimi i iPhone SE 4 në SHBA do të jetë 10% më i lartë dhe do të rritet në afërsi të 470 dollarëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, smartfoni do të debutojë në vitin 2025. Përdorimi i një dizajni më modern të frymëzuar nga iPhone 14 dhe duke përfshirë teknologjinë Face ID, mund të justifikojë rritjen e çmimit.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman.

Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.