Tech

Integrimi i ChatGPT në iPhone, Apple dhe OpenAl shumë afër marrëveshjes!

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman.

Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t. Nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple. iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik. Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.

Rikujtojmë se Apple po përgatit ndryshime të mëdha për linjën e iPhone 17 që pritet vitin e ardhshëm, duke përfshirë një model të ri. Analisti Jeff Pu pohon se modelet e iPhone 17 do të dekorohen me një dizajn të rifreskuar, përmirësime për kamerën e përparme, një Dynamic Island më të vogël, etj.

Pu thotë gjithashtu se kompania nga Cupertino do të prezantojë modelin iPhone 17 Slim, i cili do të zëvendësojë modelin Plus nga linja aktuale. Modelet që na presin në linjën e iPhone 17, sipas analistëve janë iPhone 17: Ekran 6.1 inç, iPhone 17 Slim: Ekran 6,6 inç, iPhone 17 Pro: Ekran 6.3 inç dhe iPhone 17 Pro Max: Ekran 6,9 inç.