Celebrities Film & Tv Showbiz

Shpallen katër finalistët e “Dancing With The Stars”!

Mbrëmjen e kaluar, çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” u shpall Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkoi automatikisht në finalen e madhe. Në këtë gjysmëfinale Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj u bashkuan si tre finalistët e tjerë të këtij sezoni të “Dancing With The Stars Albania”. Me votat e jurisë dhe të publikut katër çiftet arritën të kualifikohen në finalen e garës së kërcimit, duke lënë pas dy gjysmëfinalistët e tjerë, Irgen Çela dhe Eni Shehu.

Mos humbisni finalen e spektaklit të premten e ardhshme, ku një ndër surprizat është pjesëmarrja speciale e këngëtarit më të dashur të momenti. Ylli Limani do të promovojë albumin e tij të fundit të quajtur “Tjetër”. Do të jetë një mbrëmje speciale me të ftuar, një performancë magjike nga Ilir Shaqiri dhe shumë surpriza!