Art & Kulturë Bota Film & Tv

Shpallet data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2025’!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA ka njoftuar se çmimet Oscars do të mbahen më 2 mars 2025 një javë më parë se shfaqja e 10 marsit të këtij viti.

Ceremonia e 97-të e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin televiziv amerikan ABC.

Afati i fundit i paraqitjes për kategoritë e përgjithshme të hyrjes është e enjte, 14 nëntor 2024. Votimi paraprak për listat e ngushta në dhjetë kategori do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 dhjetor, ndërsa rezultatet do të shpallen më 17 dhjetor 2024. Votimi për nominimet është caktuar në datat 8-12 janar dhe shpallja zyrtare do të bëhet më 17 janar 2025.

Ndërkohë që ceremonia e Golden Globes 2025, e konsideruar si një pararendëse e Oscars, do të mbahet më 5 janar.