Gossip Showbiz

Mbi 1 milion njerëz në radhë për bileta! Koncerti i vetëm i Ye në Los Angeles po “shpërthen” internetin?

Reperi i njohur Ye ka arritur sërish të tronditë industrinë e muzikës, këtë herë vetëm me një njoftim. Artisti ka konfirmuar koncertin “YE – LIVE IN LOS ANGELES”, i cili do të mbahet më 3 prill 2026 në SoFi Stadium në Inglewood, pranë Los Angeles, me fillim nga ora 19:00. Eventi është prezantuar si performanca e tij e vetme në qytet.

Stadiumi ka kapacitet rreth 70 mijë spektatorë, por interesimi për koncertin duket shumë më i madh.

Në rrjetet sociale po qarkullon pretendimi se mbi një milion njerëz janë futur në radhë për të siguruar bileta, duke treguar edhe një herë ndikimin e madh që artisti vazhdon të ketë te publiku.

Sipas disa llogaritjeve që po përhapen në internet, kërkesa potenciale për bileta mund të arrijë deri në 430 milionë dollarë për një koncert të vetëm.

Natyrisht, kjo nuk përfaqëson fitimin real të natës së koncertit, pasi të ardhurat përfundimtare varen nga numri i vendeve, çmimet e biletave, paketat VIP dhe shitjet e tjera që lidhen me eventin.

Megjithatë, edhe si një vlerësim i kërkesës, kjo shifër konsiderohet marramendëse dhe tregon fuqinë kulturore që emri i Ye vazhdon të ketë në industrinë e muzikës.

Pas vitesh polemikash, krizash publike dhe marrëdhënieve të tensionuara me industrinë, Ye duket se vazhdon të mbetet një figurë magnetike për publikun.

Media ndërkombëtare e ka cilësuar këtë koncert si një rikthim të madh në Los Angeles, në një moment kur vëmendja është shtuar edhe nga projekti i tij i ri muzikor, Bully.