Celebrities Gossip Showbiz

Shtëpia ndahet në dy grupe, ja kush zgjidhet lider!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo u zgjodh lider i shtëpisë së Big Brother VIP, por duke qënë së bashku me Julin çift në lojë, ai nuk do t’i ndajë punët i vetëm. Të dy ata do të zgjidhnin dy çifte të tjera për të shkuar në nominim. Romeo zgjodhi Rozën dhe Françeskën, ndërsa Juli zgjodhi Sarën dhe Ilnisën. Votimi për publikun për katër banoret në nominim është për atë që duan të shpëtojnë.Nga ana tjetër shtëpia është e ndarë në dy grupe, ku secili si më poshtë zgjodhi njërin prej liderëve:

Romeo: Ilnisa, Romeo, Julia, Jetmir, Heidi, Sara.

Juli: Erjola, Egla, Françeska, Vesa, Ledjona.