Celebrities Love & Sex Showbiz

Një beqar miliarder si Elon Musk! Themeluesi i “SpaceX” i jep fund lidhjes me partneren e tij!

Miliarderi Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i “SpaceX” konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por i ruajnë marrëdhëniet të mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, të quajtur X Æ A-Xii Musk.

Elon ndërkaq tha për “Page Six” se:

Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur.

Rikujtojmë, se Musk dhe Grimes mirëpritën djalin e tyre në maj të vitit të kaluar. Ata u panë për herë të fundit së bashku në “Met Gala” në fillim të këtij muaji, kur Grimes kaloi vetëm në tapetin e kuq. Më vonë, Musk iu bashkua asaj brenda.

Ndërkaq, gara hapësinore tashmë është jashtëzakonisht e civilizuar. Jeff Bezos dhe Elon Musk janë fokusuar në një betejë të ashpër për të krijuar kompaninë e parë të udhëtimit në hapësirë. Por ndryshe nga herët e tjera Bezos mesa duket ka vendosur që ta mbështetesë kundërshtarin e tij.

Fotografitë e një pajisjeje gjigante e cila mban logon e kompanisë SpaceX të biznesmenit dhe novatorit të famshëm Elon Musk, janë bërë virale kudo në rrjet tashmë dhe kanë nxitur reagime nga shumë fanatikë të teknologjisë ditët e fundit. Sipas mediave të huaja, pas publikimit të pamjeve, filluan spekulime të menjëhershme.