Celebrities Showbiz

Shumë vajza do e kishin ëndërr… Ja sa prej tatuazheve të Brooklyn Beckham i dedikohen bashkëshortes!

Brooklyn Beckham i pëlqen shumë tatuazhet dhe së fundmi ka bërë të ditur se shumica e tyre i dedikohen bashkëshortes Nicola Peltz. Në një intervistë të fundit për “USA Today”, djali i David dhe Victoria Beckham ka treguar se nga 100 tatuazhet e tij, rreth 70 i dedikohen bashkëshortes, me të cilën u martua pesë muaj më parë. Ai u shpreh se:

 Ajo gjithmonë qan kur bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me një tjetër të ri.

Në mesin e tatuazheve kushtuar gruas së tij, është ai në qafë me tetë rreshta poshtë fotografisë së syve të Nicola-s, pastaj fjala ‘martuar’ në krahun e majtë, një betim për gruan po në krah, emri Nicola në qafë, fjala ‘e dashur’ në krah, shkronja ‘N’ në gishtin e unazës dhe shumë të tjera.

Koleksioni i tatuazheve të Brooklyn i ngjan atij të babait të tij, David Beckham. Vlerësohet se ish-futbollisti profesionist ka më shumë se 60 tatuazhe, shumë prej të cilave i dedikohen familjes së tij.

Djali i çiftit të njohur Beckham, Brooklyn është shumë i dashuruar me bashkëshorten e tij Nicola Peltz dhe mezi pret që ata të bëhen prindër. Në një situatë kur të gjitha mediat po flasin për marrëdhënien e tensionuar të Nicolas me vjehrrën, Victorian, Brooklyn ka bërë një deklaratë ndryshe. Ai në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’ ka shprehur se:

Gjithmonë kam dashur të bëhem baba. Vazhdoj t’i them gruas sime se mezi pres të bëhem baba. Unë jam gati për fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime, kur të duash, unë jam i gatshëm të kem 10 fëmijë.