Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Si do ia vendosin emrin vajzës? Luiz Ejlli zbulon në BBV më shumë detaje!

Ledion Liço në përfundim të puntatës të së martës të “Big Brother VIP”, zbuloi një surprizë, që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme do të jetë i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

Luizi do të jetë gjatë gjithë spektaklit në studio, e do të japë mendime për disa nga situatat e “BBV3”! Në fillim të mbrëmjes kur u pyet nga Ledioni se si është për të që të rikthehet sërish në studio, fituesi i edicionit të dytë të BBV u shpreh:

Të rikthehesh në studio është qejf sepse isha fitues kur dola këtu. Më ka ndryshuar jeta, e kanë parë të gjithë. Uroj me shpirt që t’ju ndodhë e njëjta gjë edhe atyre që janë brenda dhe këtyre që kanë dalë. Nuk e di kush do e fitojë dhe a do e ketë fatin si unë por jua uroj me shpirt. Cilido ose Cilado. 

Duke qenë se partnerja e tij, Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe së shpejti të dy së bashku do të bëhen prindër, Ledioni e pyeti nëse ata e kanë menduar se si do t’ia vendosin emrin vajzës dhe ai u përgjigj duke thënë:

Unë i kam thënë Kiarës që sido që t’ia vendosësh emrin ti, unë vetëm në emër nuk do ta thërras kurrë sepse gjithmonë do ta thërras zemra ime, shpirti, princesha e babit. Kështu që e di Kiara.