Celebrities Gossip Showbiz

Bruce Willis probleme me kujtesën, regjisori i një prej filmave të tij shpreh keqardhje për aktorin!

Së fundmi sipas një shkrimi të botuar në revistën ‘Herald’, aktori i njohur Bruce Willis thuhet se është duke luftuar kundër problemit të humbjes së kujtesës. Willis ka krijuar tashmë një koleksion filmash të dështuara si “American Siege”, “Apex”, “Cosmic Sin”, “Deadlock”, “Fortress”, “Out of Death”, “Survive the Game” e “Midnight in the Switchgrass”.

Vetë aktori nuk e ka pohuar kurrë problemin e mungesës së kujtesës, por sipas tij, janë vetë regjisorët me të cilët aktori ka bashkëpunuar ndër vite, që thonë se Bruce ka probleme me mbajtjen mend të tekstit. Revista i referohet një dokumentari në YouTube me titutllin “Bruce Willis Fake Movie Factory” ku ka komente të ndryshme dhe të ashpra kundrejt aktorit, ku midis tyre dhe regjisori Matt Eskandari, i cili ka punuar me aktorin gjatë filmave të fundit.

E njoh personalisht sepse kam qenë regjisori i tij në 4 filma. Është e trishtë të shikosh një legjendë si Bruce që përkeqësohet çdo ditë përpara syve të tu. E kam parë ndërsa punoja me të në projektet e viteve të fundit.

Problemet shëndetësore të Willis u diskutuan për herë të parë në vitin 2021. Revista ‘OK!’ ishte e para që shkroi për të. Bruce më vonë u raportua se kishte probleme me demencën dhe tani po përpiqet të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Rikujtojmë se vitin e kaluar, Willis u përfshi në një skandal sepse refuzonte të mbante maskën anti-COVID në një farmaci në Los Angeles.