Celebrities Gossip Showbiz

Si ndjehet Jennifer Lopez me marrëdhënien e saj të re? Këngëtarja thyen heshtjen!

Një nga çiftet më të diskutuara të showbiz-it, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tashmë nuk po i fshihen më syve të publikut dhe të shfaqen më të lumtur se kurrë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Vetëm pak ditë më parë, ata u fotografuan së bashku teksa ndodheshin në makinë para një restoranti ku dhe do darkonin.

Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetën e saj momentalisht. Gjatë një interviste të saj të fundit ajo është shprehur shumë e lumtur me gjithë çfarë po ndodh me të.

Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten: “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë! 

Gjithashtu ajo shtoi se:

Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente.

Pa e përmendur në emër partnerin e saj, Ben Affleck, ajo tha:

Dhe dua që çdokush ta dijë se kjo është koha më e mirë. Është koha më e mirë e jetës sime.

Megjithatë ishte goxha e kuptueshme se kujt i drejtoheshin këto fjalë.