Sofia Vergara zgjodhi të zyrtarizonte lidhjen e saj me Dr.Justin Saliman me anë të një postimi sa qesharak, po aq edhe ‘djallëzor’ në Instagram-in e saj. Në fotografi duket e shtrirë, me gjurin e fashuar dhe përballë saj ndodhej kirurgu ortopedik Justin Saliman.
Nëse keni një ndërhyrje kirurgjikale në gju, sigurohuni t’jua bëjë një doktor simpatik i cili do të flejë me ju atë natë. Të dua Dr. Justin Saliman, – shkruan ajo, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një zemër.
Së fundmi edhe aktori Joe Manganiello ka postuar një foto në Instagram me të dashurën e tij të re, Caitlin O’Connor. Postimi i Manganiello vjen vetëm disa ditë pasi TMZ zbuloi se çifti u transferua së bashku pasi thuhet se filluan të takoheshin në shtator të vitit të kaluar. Manganiello dhe O’Connor janë shumë të dashuruar dhe janë lidhur me rrënjët e tyre në Pittsburg dhe pasionin për të udhëtuar.
Romanca e dyshes vjen vetëm disa javë pas divorcit të Manganiello nga modelja kolumbiane Vergara. Dyshja finalizuan divorcin e tyre në fillim të këtij muaji pas tetë vitesh martesë, pasi kishin njoftuar reciprokisht se po ndaheshin në korrik 2023. Ish-dyshja e njohur përmendën si shkak të ndarjes “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre. Burimet pohuan se aktori ishte ai që donte një fëmijë dhe Vergara ishte ajo që e refuzoi këtë.